Flash News

KRYESORE

Gjykata Kushtetuese: Ekipi negociator për bisedimet me Serbinë është jokushtetues

Gjykata Kushtetuese: Ekipi negociator për bisedimet me Serbinë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli jokushtetues ekipin negociator për bisedimet me Serbinë.

Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kishin ngritur padi ku kontestonin jo kushtetues Ligjin për Delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë.

Gjykata Kushtetuese konstatoi se “delegacioni shtetëror, i cili është themeluar me Ligjin e kontestuar, nuk është i paraparë me Kushtetutë dhe nuk është i paraparë brenda formës së qeverisjes dhe ndarjes së pushtetit".

Gjykata konstatoi se "si i tillë, delegacioni shtetëror nuk mund të përfshihet në ndërveprimin e ndarjes, kontrollit dhe balancimit të pushteteve, gjegjësisht strukturën e ndarjes së pushtetit, sikurse është e përcaktuar me nenin 4 të Kushtetutës”.

Më tej, Gjykata konstatoi se bartja e kompetencave të institucioneve kushtetuese tek “mekanizmi i posaçëm” i krijuar me Ligjin e kontestuar, është ndërhyrje në ushtrimin e kompetencave të institucioneve të përcaktuara me Kushtetutë dhe nuk është në pajtim me vlerat demokratike dhe të sundimit të ligjit, të përcaktuara me nenin 7 të Kushtetutës, sepse, siç thuhet, i vesh delegacionit shtetëror funksione të cilat nuk përkojnë me dispozitat kushtetuese.

Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi Ekipin Negociator të Kosovës, me në krye zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe kryetarin e Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator, Ahmeti tha se që nesër (e premte) do t’i japë dorëheqjen.

Të fundit