Flash News

KRYESORE

“Gjykata Kushtetuese kusht për konferencën e parë ndërqeveritare”, Rama: Shqipëria s’mund të penalizohet se ka bërë spastrimin e madh

“Gjykata Kushtetuese kusht për konferencën e parë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sfidën e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese deri në 1 janar, siç ka premtuar më herët edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

I pyetur se kur mund të jetë gati kjo gjykatë, duke qenë se është një ndër kushtet që duhet përmbushur para konferencës së parë ndërqeveritare, siç deklaroi Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, Rama tha se nuk është në gjendje të bëjë parashikime.

Megjithatë, ai thotë se Shqipëria nuk mund të penalizohet, sepse e ka bërë spastrimin më të madh se qeveritë paraardhëse apo në Rajon.

“Nuk jam në gjendje të bëj parashikime, pasi nuk është një çështje që varet nga kryeministri procesi i plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Reforma në Drejtësi ka bërë që krijimi i institucioneve të reja të jetë krejtësisht i pavarur. Unë shpresoj që të ndodhë, por bindja ime që e ndava edhe me komisionerin, është që Shqipëria nuk mund të penalizohet, sepse e ka bërë spastrimin shumë të madh. Pse nuk kemi ne gjykatë funksionale? Nuk kemi ende sepse kemi bërë një spastrim që nuk e ka bërë dhe as në imagjinatë nuk e ka parë, jo vetëm asnjë qeveri paraardhëse, por asnjë vend i rajonit. Ne kemi bërë detyrën, spastrimi është kryer. Plotësimi kërkon kohët e vet. Vetingu është një proces që po ecën përpara, monitorohet nga BE dhe jo nga qeveria por në fund të ditës unë e di që vlerësohet gjithë Shqipëria si shtet”, u shpreh Rama.

Të fundit