Flash News

KRYESORE

Gjykata Kushtetuese/ Meta ripublikon letrën, u dërgon mesazh deputeteve: Lexojeni me kujdes

Gjykata Kushtetuese/ Meta ripublikon letrën, u dërgon mesazh

Presidenti Ilir Meta ka ribpulikuar në profilin e tij në Facebook, letrën dërguar kryetarit të kuvendit, Gramoz Ruçi ku në thelb të saj është respektimi i Kushtetutës sa i përket procesit të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Nesër do të mbahet seanca parlamentare ku do të votohet për zgjedhjen e dy anëtarëve të radhës të Gjykatës kushtetuese. Kreu i shtetit mendon se procesi duhet të pezullohet, pasi ai nuk mund të emërojë dy kandidatë njëherësh, sepse i dyti në radhë emërohet nga Kuvendi dhe më parë një tjetër nga Gjykata e Lartë.

“Të dashur qytetarë!

Duke vlerësuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka ngritja sa më parë e Gjykatës Kushtetuese, vetëm në respekt të Kushtetutës, e cila ndan përgjegjësitë dhe radhën e ushtrimit të këtyre përgjegjësive nga secili institucion, po ju bëj publike letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për këtë çështje mjaft të rëndësishme.

Po kështu, është e domosdoshme që këtë letër ta lexojnë me durim dhe kujdes, të gjithë deputetët përpara se të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre.”, ishte mesazhi i Metës

Por për shumicën, Arta Vorpsi është automatikisht Gjyqtare Kushtetuese sepse ajo është e renditur e para në vakancën e dytë të Presidentit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi publikoj listën me 4 kandidatët për vendin e dytë vakant në Gjykatën Kushtetuese, ku kryeson Vorpsi me 89.642 pikë

Në seancën e radhës të hënën, kuvendi do të votojë edhe për gjyqtaret e reja Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji. Bashkë me Besnik Mucin dhe Vitore Tushën gjykata bëhet më 5 anëtarë.

Të martën, Besnik Muçi që u dekretua si gjyqtar nga presidenti Meta, do të marrë përgjigjen nga Kolegji i Apelimit nëse e kalon apo jo vetingun.

Të fundit