Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Gjykata Kushtetuese në krye të 15 kushteve nga PPE”, Analiza e DW: S’mund të mbetet peng interesash politike
Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është në krye të listës prej 15 kushtesh, që disa vende të BE kanë kërkuar nga Shqipëria, para fillimit “de facto” të negociatave të anëtarësimit.
Në krye të listës prej 15 kushtesh, që Gjermania, Franca, Holanda, Danimarka dhe Spanja i kërkuan Këshillit Europian që t’i plotësojë Shqipëria, për fillimin “de facto” të negociatave të anëtarësimit është funksionimi i Gjykatës Kushtetuese. Pikërisht këtë përqasje e përforcoi Parlamenti Europian ditët e fundit, kur publikoi fundjavën e kaluar, votimin pro të një amendimi vetëm për Shqipërinë, në rezolutën e tij për gjithë Ballkanin Perëndimor, në mbështetje të politikës së zgjerimit të BE në këtë rajon.
Amendimi, i kërkuar nga grupi i Partive Popullore Europiane, ka të bëjë me përfshirjen në këtë rezolutë, të plotësimit të këtyre kushteve para zhvillimit të Konferencës së Parë Ndërqeveritare të vendeve anëtare të BE. Në krye të tyre mbetet funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, (GJK) e cila prej dy vitesh nuk funksionon ngaqë vettingu nxori jashtë sistemit shumicën e trupës së gjyqtarëve të saj, kryesisht për mos justifikim të pasurisë.
Procesi për emërimin e trupës së re të gjyqtarëve kushtetues ka ngrirë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur Presidenti Meta e bllokoi atë duke mos thirrur për t'u betuar një kandidate për anëtare të GJK, të miratuar në Parlament dhe të mbështetur nga maxhoranca socialiste.
Si mund të zhbllokohet procesi?
Përgjigja erdhi javën e kaluar nga ekspertët e Komisionit të Venecias, (KV): Kushtetuta e Shqipërisë ka vakuum, zbrazëti lidhur me procedurat e emërimit të gjyqtarëve kushtetues. Rekomandohen ndryshime të Kushtetutës për ta qartësuar dhe lehtësuar këtë procedurë, si edhe garantuar një mandat të plotë, 9 vjeꞔar për secilin prej gjykatësve kushtetues, shkruan ky komision në opinionin e tij, të kërkuar nga kryetari socialist i Parlamentit, Gramoz Ruci.
"Kushtetuta shqiptare e bën të qartë se betimi para Presidentit është një parakusht për marrjen e detyrës", thekson KV në opinionin e tij.
Në vijim të një tradite pothuase të konsoliduar, palët politike në Shqipëri e interpretojnë në mënyra të ndryshme rekomandimin e KV: Presidenti Meta e quan fitore të sloganit të tij, ”Kushtetuta e para”; opozita jashtë parlamentare e konsideron "hedhje poshtë të nismës ligjore të maxhorancës socialiste për të zhbllokuar procesin, nismë që ligjëron alternativen e betimi me shkrim, kur Presidenti nuk thërret një kandidat /e të miratuar në Parlament të bëjë betimin para tij; maxhoranca socialiste e kritikon perceptimin me "fitore” dhe e sheh atë si "tregues të mos shqetësimit për demokracinë, ligjin dhe standardet”.
Kryetari i grupit parlamentar të PS , Taulant Balla, në një konferencë për shtyp, interpretoi rekomandimin duke thënë se "Venecia u ka dhënë të të drejtë të dyja palëve. Komisioni pranoi vendosjen në Kushtetutë të mekanizmit zhbllokues”. Balla i bëri thirrje Presidentit Meta dhe opozitës jashtë parlamentit të kryesuar nga PD të "bashkëpunojnë për të bërë ndryshimet në kushtetutë lidhur me betimin e kandidatëve për anëtarë të GJK”.
A do të bashkëpunojnë palët që GJK të funksionojë?
Marrja e opinionit të Venecias për procedurat e emërimit të gjyqtarëe kushtetues është praktika e përdorur rëndom nga politikanët e Tiranës: adresimi tek një arbitër ndërkombëtar për të zgjidhur konfliktin mes palëve si pranim i paaftësisë së aktorëve politikë, që të merren vesh mes tyre, të bëjnë kompromise dhe gjejnë zgjidhje.
Por zhbllokimi i procesit të plotësimit të trupës së gjykatësve kushtetues prej 9 vetësh - deri tani janë emëruar vetëm katër, me të cilët GJK nuk mund të funksionojë - shkon përtej interesave të palëve: zvarritja e funksionimit të GJK pengon hapjen e negociatave të anëtarësimit, një zhvillim historik të dëshëruar nga 97 % e shqiptarëve.
Në këtë kontekst, PE foli qartë fundjavën e kaluar, kur përfshiu në rezolutën për BP, amendimin e propozuar nga grupi i Partive Popullore Europiane,- simotra me PD, që vazhdon të jetë jashtë sistemit politik, që nga shkurti 2019, kur braktisi parlamentin,- që lidhet me listën e sipërpërmendur të 15 kushteve që Shqipëria duhet të plotësojë para zhvillimit të Konferencës së Parë Ndërqeveritare të vendeve të BE, që është planifikuar të mbahet në pranverën 2021.
Nisur nga interesi madhor i Shqipërisë për hapjen e negociatave, pritshmëritë janë që palët të bashkëpunojnë për të plotësuar zbrazëtinë që konstaton KV në Kushtetutë lidhur me procedurat e emërimit të gjykatësve kushtetues, duke lënë mënjanë interesat e tyre politike.
Konkretisht, shkarkimin ose jo të Presidentit Meta dhe ligjshmërinë ose jo të Lokaleve 2019 e vendos vetëm GJK. Pikërisht kjo i pozicionon palët në konflikt interesi në raport me këtë gjykatë. Secila synon të ketë në anën e saj sa më shumë anëtarë të trupës së re të GJK.
Analistët: Zgjidhja tek vendim-marrja finale e GJK
Aleksandër Çipa, analist i pavarur, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë thotë për DW se përplasjet për emërimet në GJK e kanë bazën në "interesa të aktorëve të lidershipit politik për llogari të rikapjes së sistemit të ri drejtësisë”.
Në funksion të këtyre interesave palët kanë lëshuar akuza të rënda dhe ndërmarrë veprime kundër njëra tjetrës. Presidenti Meta ka akuzuar qeverinë Rama për "grusht shteti përmes sistemit të ri të drejtësisë, shkelje të kushtetutës, lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar,” dhe ka bërë thirrje për rrëzimin e Ramës në protestën mbarëkombëtare të 2 marsit të kaluar, si reagim ndaj ndryshimeve ligjore që maxhoranca socialiste miratoi në Parlament për procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues, ndryshime që i hoqën Presidentit ekskluzivitetin e betimit në Presidencë, që i hap rrugën fillimit të punës në GJK.
Maxhoranca socialiste nga ana e saj, po e çon përpara procedurën për shkarkimin e Presidentit Meta për anullimin e datës së Lokaleve 2019 edhe pse KV nuk e konsideron shkelje të Kushtetutës që meriton shkarkim. Dialogu mes Presidencës dhe Parlamentit për të përshpejtuar funksionimin e GJK nuk po jep shenja të rifillojë.
Prof. Afrim Krasniqi, Drejtues i Institutit për Studime Politik, thotë për DW se "mungesa e dialogut mes dy institucioneve, Presidencës dhe Parlamentit ka sjellë përdorim të mjeteve populiste për axhenda politike, të cilave u jep fund vetëm funksionimi i GJK, vendim-marrja e saj finale.” Mungesa e dialogut tregon se kriza e besimit mes palëve mbetet e thellë.
Parlamenti Europian me vendosjen e 15 kushteve për Shqipërinë në rezolutën mbështetëse ndaj zgjerimit të BE në BP dhe rekomandimet e KV janë sinjale të qarta: perspektiva europiane e Shqipërisë është shumë më e çmuar dhe jetëgjatë se interesat e politikanëve të përkohshëm drejtues. Funksionimi i GJK rikthehet në rend të ditës dhe nuk mund të vazhdojë të mbetet peng interesash politike. DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38