Flash News

KRYESORE

Gjykata Kushtetuese në ngërç, flet kreu i Magjistraturës: Mendoja se deputetët e lexonin Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese në ngërç, flet kreu i Magjistraturës:

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi shprehet se ne mund të mos kemi Gjykatë Kushtetuese për momentin, por se ajo e Lartë dhe Shkolla e Magjistraturës janë në funksion.

“Ne jemi pa Gjykatë Kushtetuese, por nuk jemi pa Gjykatë të Lartë dhe pa Shkollë të Magjistraturës. Po i kujt është faji? Është i organeve të Vettingut? Është i gjyqtarëve që u konstatuan me shkelje? Është faji i projketuesve që nuk menduan që do ta linin vendin pa Gjykatë Kushtetuese? Unë them se të gjitha këto janë menduar. Kjo nuk do të zgjatë shumë ose duhet ta kishim pranuar që ka një ngërç”, ka deklaruar Sadushi në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News 24.

Sa i përket ngërçit, Sadushi thekson se për këtë bllokim faj ka politika dhe ndoshta edhe qeveria, e cila duhet të merrte masa ose informacion që lidhet me godinat dhe personelin. Mendova që 140 deputetët e kishin lexuar Kushtetutën dhe se çfarë do të sillte kjo Kushtetutë. Është faji i politikës që u vonua kaq shumë. Mund të ketë faj edhe mazhoranca dhe qeveria duhej të tregohej më e përgjegjshme, pasi duhej të merrte masa ose informacion që lidhet me godinat dhe personelin”, ka përfunduar ai.

Të fundit