Flash News

KRYESORE

Gjykata Kushtetuese, Topi: Situata është e rëndë, shoh një kryeministër të munguar

Gjykata Kushtetuese, Topi: Situata është e rëndë, shoh

Ish-Presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ka folur për përplasjet institucionale për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ai e ka konsideruar “të rëndë” situatën e krijuar në vend dhe e ka cilësuar kryeministrin Rama si një nga arkitektët e shkatërrimit të Kushtetutës.

“Situata është e rëndë, nuk dua të ndaj pesimizëm. Kryeministri nuk është thjesht njeriu që drejton qeverinë, kemi situatë ku kryeministri zotëron edhe fuqinë e parlamentit. Shoh sot një kryeministër totalisht të munguar, është mënyra e sjelljes që tij që në ngjarje të rëndësishme tërhiqet dhe del pastaj, është mënyra  e tij. Ai është një nga arkitektët të shkatërrimit të Kushtetutës dhe ke kthyen Shqipërinë në republikë të një kryeministri”, është shprehur Topi.

I pyetur për idenë e Presidentit Meta për referendum, Topi tha se referendumi është një nga elementët më pozitivë të demokracisë, por theksoi se problem është fakti nëse vendi ka vullnet politik.

“Besoj që referendumi është një nga elementët më pozitivë të demokracisë. Meta kishte të drejtë kur i referohet referendumeve të bëra në Zvicër. Nuk është problemi për të gjykuar është mirë apo keq referendumi, por për të shkuar në referendum, problemi është se referendumi është i rëndësishëm, por a ka kulturë politike, vullnet politik?”, tha ai.

Të fundit