Flash News

KRYESORE

Gjykata lë në burg 55 vjeçarin, përdhunoi fqinjen e mitur, braktiset nga familja

Gjykata lë në burg 55 vjeçarin, përdhunoi fqinjen e mitur,

Pas akuzave ndaj Ligor Bibës për përdhunim të një 15 vjeçare, 55 vjeçari ka dalë dje para gjykatës.

Në sallë nuk kishte asnjë nga familjarët e tij apo të të miturës. Prokurori i çështjes ka kërkuar nga gjykata që ndaj Bibës të merret masa arrest me burg ndërsa i akuzuari deklaron se është i pafajshëm.

Për shkak të çështjes delikate u kërkua që seanca të zhvillohej më dyer të mbyllura dhe pas akuzave te ngritura nga prokuroria avokati mbrojtës ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Jam i pafajshëm. Nuk e di pse e thurën këtë sajesë ndaj meje. Nuk e di çfarë ka vajza dhe nëna e saj me mua, por ato e kanë trilluar të gjithë këtë histori. Kam 3 unaza në zemër, gjendja ime shëndetësore është e rënduar, pasi më ka tronditur kjo histori. Jam i pafajshëm dhe duhet të më lironi”, është shprehur Biba.

Pasi dëgjoi pretendimin e të dyja palëve, gjykata vendosi të lërë në burg Ligor Bibën, mbi të cilin rëndon akuza e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur, ndërsa çështja do të kalojë për shqyrtim të mëtejshëm në Gjykatën e Korçës në seksionin e të miturve.

Pak ditë më parë familja e 15 vjeçares Xh.Bibaj nga fshati Volçan i Pogradecit ka akuzuar fqinjin e saj se para 8 muajsh e ka përdhunuar dhe si pasoj ajo sot është në muajin e tetë të shtatzënisë. Sipas të miturës ngjarja ka ndodhur në muajin mars dhe shtatzënia e saj është zbuluar nga infermierja e fshatit.

 

Të fundit