Flash News

KRYESORE

Gjykata lë në burg autorët e dyshuar të grabitjes së prokurorisë së Durrësit, provat që lanë në vendin e ngjarjes

Gjykata lë në burg autorët e dyshuar të grabitjes së

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për tre personat e ndalur si të dyshuar për grabitjen e Prokurorisë së Durrësit, Artur Isa, Besnik Bushi dhe Niaz Lena.

Sipas Prokurorisë, ka prova shkencore se dy prej të arrestuarve, Artur Isa dhe Besnik Bushi janë autorët e grabitjes së zyrës së prokurorit Afrim Shehu ku morën dokumente të rëndësishme.

Mësohet se Prokuroria ka akuzuar Isain dhe Bushin pasi ndaj tyre ka mundur të sigurojë prova shkencore. Mbi serverin qendror dhe atë të kamerave të sigurisë janë gjetur gjurmë gishtave ndaj dy prej të ndaluarve.

Nga ana e tyre, të arrestuarit nuk e kanë pranuar akuzën si dhe kanë mohuar njohjen me njëri-tjetrin.

Të fundit