Flash News

KRYESORE

Gjykata lë në burg dy të arrestuarit për vrasjen e 'informatorit' të policisë, detaji i ri që u zbulua në gjyq

Gjykata lë në burg dy të arrestuarit për vrasjen e

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg Hetem dhe Dino Muho, babë e bir, të arrestuar si të dyshuar për vrasjen e 43-vjeçarit nga fshati Rabije, Alket Muho.

Ashtu sikundër edhe në deklarimet e bëra në polici, dy të ndaluarit i kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre.

Por sipas asaj që raporton shqiptarja.com, në sallën e gjyqit u zbulua edhe një detaj tjetër nga konflikti mes fqinjëve. Pak kohë më parë viktima Alket Muho kishte qëlluar me sëpatë autorin e dyshuar Hetem Muho, pa i shkaktuar dëmtime të rënda, por mendohet që kjo ngjarje mund të ketë rindezur sërish sherret e vjetra mes tyre.

Alket Muho, njihej edhe si personi që kishte denoncuar disa herë në polici për parcelat me kanabis që ishin mbjellë afër fshatit ku banonte.

Të fundit