Flash News

KRYESORE

Gjykata lë në burg ish-deputetin e PS-së, kanosi me armë gruan

Gjykata lë në burg ish-deputetin e PS-së, kanosi me armë

Ish-deputeti socialist, Hamit Kosta është lënë në burg, pasi akuzohet për ‘kanosje’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’. Kosta është kallëzuar në polici ka ish-bashkëshortja e tij, Elda Tabaku.

Ai u arrestua dy ditë pasi në Lagjen “5 Maji” me automjetin e tij tip “Hamer”  me targa PE2505A dyshohet të ketë kanosur me fjalë dhe me armë zjarri ish-bashkëjetuesen, 38-vjeçaren, banuese në Elbasan.

Gjatë kontrollit të mjetit të 62-vjeçarit, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me gjashtë fishekë model 9mm të vendosur në krëhërin e saj. Gjatë marrjes në pyetje, ish-ligjvënësi i Elbasanit nuk e ka pranuar pretendimin e ish-gruas. Pas një bashkëjetese rreth 10-vjeçare, ata i kanë dhënë fund marrëdhënies, por siç mësohet kanë një vajzë së bashku.

Të fundit