Flash News

KRYESORE

Gjykata lë në burg Ritvan Zykajn, kush është ‘avokati i djallit’ që e mori në mbrojtje

Gjykata lë në burg Ritvan Zykajn, kush është ‘avokati

Ka përfunduar seanca gjyqësore për Ritvan Zykajn, autorin e akuzuar për masakrës së Selenicës me pasojë 8 të vdekur.

Nën masa të rrepta sigurie, në seancë u vendos masa “arrest me burg”, ashtu siç edhe pritje. Ndërkohë, ra në sy fakti se asnjë avokat nuk pranoi fillimisht ta marrin në mbrojtje. Kanë qenë 15 avokatë të caktuar nga shteti ata të cilët e kanë refuzuar çështjen, ndërsa me ndërmjetësimin e kreut të gjykatës u caktua avokati Renato Mehmetaj.

Në këtë seancë, gjyqtare ishte Esmeralda Habili dhe prokuror Saimir Smaka. Ai akuzohet për dy akuza,

“Vrasje me paramendim në më shumë se dy persona” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Në seancën e sotme nuk ka patur asnjë familjar, duke e braktisur dhe nuk janë interesuar as në polici apo gjykatë lidhur me ushqimin dhe veshjet e tij.

Të fundit