Flash News

KRYESORE

Gjykata liron dy banorët e 'Astirit', Balliu: Arrestimet janë politike, akt për t'u bërë presion protestuesve

Gjykata liron dy banorët e 'Astirit', Balliu: Arrestimet

Pas vendimit të Gjykatës për dy prej banorëve të Astirit, të cilët u arrestuan pak ditë më parë nga policia me akuzën për shkatërrim prone, deputeti i PD-së Klevis Balliu ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka theksuar se ky është një akt me të cilin qeveria kërkon tu bëjë presion banorëve.

Ai gjithashtu ka theksuar se arrestimet janë politike dhe kjo është një sjellje e e turpshme nga ana e qeverisë.

“Arrestimet dhe shoqërimet janë politike dhe masat që u ndërmorën, ishin shpallja ose arrestim i paligjshëm për Kujtim Yllin sepse dukshëm arrestimi ishte thjesht politik për të ushtruar presion ndaj banorëve të cilët bëjnë sot 28 ditë që po protestojnë. Është një akt i turpshëm i kësaj qeverie që kërkon t’iu bëjë presion këtyre banorëve me anë të shoqërimeve dhe arrestimeve të paligjshme siç e vendosi dhe gjykata për rastin e zotit Ylli. Patjetër që do lirohet”, tha Balliu.

Deputeti i ka bërë  thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj të tërhiqen nga këto akte të cilat ai i quan barbare dhe sulm ndaj sistemit demokratik.

Ndërkohë, Balliu theksoi se Partia Demokratike do vazhdojë të mbështesë protestën e banorëve.

“Dua t’i bëj thirrje qeverisë së Ramës, Erion Veliajt të tërhiqen nga këto akte barbare që janë një sulm jo vetëm ndaj protestës por ndaj vetë sistemit demokratik që është vendosur në Shqipëri që e kanë vendosur këta qytetarë me protesta dhe luftën ndaj rejgimit komunist. PD do t’i mbështesë qytetarët e Unazës së Re si dhe çdo qytetar që lufton për një kauzë të drejtë për një kauzë ligjore si në rastin e kauzës së banorëve të Unazës së Re", deklaroi ai.

Protestuesit Kujtim Yllin dhe Romeo Llullën, u arrestuan pak ditë më parë nga policia me akuzën për shkatërrim prone dhe akte vandalizmi dhe sot Gjykata e ka shpallur të paligjshëm arrestimin e Yllit, ndërsa ka lënë në arrest shtëpie Llullën.

Të fundit