Flash News

KRYESORE

Gjykata liron gruan lë në burg bashkëshortin, iu gjetën 1.2 ton drogë në papafingo

Gjykata liron gruan lë në burg bashkëshortin, iu gjetën 1.2

Gjykata e Tiranës ka vendosur ditën e sotme masën e arrestit për bashkëshortët Sula në papafingon e të cilëve u gjet një sasi e konsiderueshme kanabis.

Policia njofton se në shtëpinë e Sulave në Rinas u gjetën 27 thasë me kanabis me sistem vakumi, pesha totale e të cilave shkonte 1 ton e 239 kilogram.

Policia në operacionin e datës 4 tetor ka arrestuar çiftin e bashkëshortëve, ndërsa sot Gjykata e Tiranës ka vendosur të liroj Merita Sula, ndërsa për bashkëshortin e saj u vendos masa e sigurisë  “arrestit me burg”.

 

Të fundit