Flash News

KRYESORE

Gjykata mbyll çeshtjën , Roza Lati dhe Iva Aliko njoftojnë se nuk do e lënë me kaq

Gjykata mbyll çeshtjën , Roza Lati dhe Iva Aliko njoftojnë se
Çështja e përfolur shumë kohët e fundit, në lidhje me akuzat që pronari i një dyqani kafshësh në rrugën “Myslym Shyri”, Artan Zabeli, ngriti kundër dy personazheve të njohur të ekranit, Roza Lati dhe Iva Aliko, ka marrë fund sot. Më në fund, është mbyllur kalavari i gjatë i akuzave nga të dy palët. Pak kohë më parë, vajzat e njohura të ekranit kanë akuzuar pronarin e dyqanit të kafshëve në "Myslym Shyri", Tanin,  duke e konsideruar mashtrues dhe keqtrajtues pasi kafshët që shiste, i mbante në kushte të mjerueshme. Çështja e dy vajzave mori përmasa të tjera kur u bë mediatike, aq sa dy palët filluan të akuzonin njëra-tjetrën, ndërsa pronari i dyqanit i kishte akuzuar du vajzat për prishje imazhi duke kërkuar prej tyre një gjobë prej 90 mijë eurosh. Megjithatë, moderatorja e "Hangover" dhe modelja, jo vetëm që panuan të përballen në Gjykatë me personin në fjalë, por edhe e kanë ashpërsuar përgjigjen ndaj tij, të vendosura deri në fund për drejtësi. Lajmin e kanë bërë publik vetë Roza dhe Iva në profilet e tyre sociale: Drejtësia u vendos. Por nuk mbaron me kaq, sepse vajzat janë të vendosura për t’i shkuar deri në fund. “Megjithatë beteja vazhdon tani me prova të pakontestueshme nga ana jonë ndaj dyqanit “Tani” në Myslym Shyr”, shprehet e  vendosur Roza.

Të fundit