Flash News

KRYESORE

Gjykata nuk regjistroi zgjedhjet e FSHF-së, reagon Fino: Manipulimi nuk do ketë sukses para drejtësisë

Ish-kandidati, Bashkim Fino, ka reaguar pas lajmit se gjykata nuk ka regjistruar zgjedhjet për president të FSHF-së.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Fino ka theksuar se çdo manipulim nuk do të ketë sukses para ligjit dhe drejtësisë.

Ai gjithashtu tha se procesi vazhdon edhe në KAS-in shqiptar dhe sidomos në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

 “Pasi konstatova dhe denoncova publikisht paligjshmërinë e funksionimit të FSHF, mënyrën se si i manipuluan zgjedhjet, duke futur persona të pautorizuar dhe shoqata te paregjistruara, bashkë me stafin tim, vendosëm të ndjekim rrugën ligjore. Kisha besim te drejtësia dhe ajo u shpreh sot, duke mos e regjistruar Asamblenë Zgjedhore të datës 7.02.2018.

Përshëndes shpresën që dha sot drejtësia, që çdo manipulim, nuk do ketë sukses para ligjit.

Ky ishte një mesazh për të gjithë viktimat e këtij sistemi, që Armand Duka nuk ka për të pasur më sukses me metoda të paligjshme.

Procesi vazhdon edhe në KAS-in shqiptar dhe sidomos në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Për një futboll të pastër dhe të drejtë!”, shkruan Bashkim Fino në ‘Facebook’.

Të fundit