Flash News

KRYESORE

Gjykata nuk regjistron vendimin e Asamblesë së 7 shkurtit, mund të ketë zgjedhje të reja

Gjykata nuk regjistron vendimin e Asamblesë së 7 shkurtit, mund

Pasi u zgjodh presidenti i ri, Armand Duka dhe 9 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, vendimi i Asamblesë Zgjedhore u dërgua në Gjykatën e Tiranës për regjistrim.

Por, abuzimet dhe paligjshmëria që u denoncuan nga kandidati Bashkim Fino, tashmë janë faktuar në Gjykatë.

Pasi kërkuan të bëjnë regjistrimin e vendimit të Asamblesë, me shpresën se abuzimet e tyre do kalonin në heshtje, Gjykata u ka kërkuar që vendimin e Asamblesë ta bashkangjisin me listën e të gjithë anëtarëve që votuan.

Në pamundësi për të fshehur që shumë prej votuesve kanë qenë të paligjshëm, të paregjistruar në Gjykatë apo QKB, ose të mandatuar në mënyrë abuzive, mësohet se Gjykata vendosi për të mos regjistruar vendimin e Asamblesë.

Një vendim i pritur nga Bashkim Fino dhe stafit të tij, pasi ishte një strategji juridike e planifikuar si para dhe pas zgjedhjeve. Përpos denoncimit publik të manipulimit, u punua që të flasë edhe drejtësia mbi këto abuzime, për t’i treguar sportdashësve se falsifikimet do dalin në dritë.

Aktualisht futbolli shqiptar është në kaos dhe presidenti Armand Duka dhe 9 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv nuk janë të regjistruar në Gjykatë. Zgjedhjet e reja priten së shpejti.

Të fundit