Flash News

KRYESORE

Gjykata rrëzon kërkesën e Gashit, Gjata: Shkelje madhore, është larguar pa motivacion

Pas seancës në Gjykatën Administrative ku u hodh poshtë kërkesa e Rovena Gashit për pezullimin e urdhrit të Arta Markut e cila e largoi atë nga posti i Drejtorit me Marrëdhëniet me Jashtë në Prokurori, ka reaguar avokati i saj Çlirim Gjata.

Trupi gjykues dëgjoi pretendimet e avokatëve të të dy palëve, dhe më pas vendosi të rrëzojë këtë kërkesë, ndërkohë që seanca e radhës prite të mbahet në 31 janar.

Avokati i Rovena Gashit, Çlirim Gjata, ka deklaruar se në këtë rast kemi të bëjmë më shkelje të mëdha, ku sipas tij e para ka të bëjë me mungesën e urdhrit për shkarkimin e saj, dhe se shkelja e dytë më e madhe është shkarkimi pa motivacion.

“Kjo është shkelja e dytë madhore, një nga shkaqet që unë e pranova është pikërisht kjo, është shkarkuar pa asnjë motivacion. E para është mungesa e urdhrit.

Edhe në qoftë se pastruesja e prokurorisë do të largohej pa motivacion padyshim që është në këtë rast kemi shkelje ligji”, shprehet Gjata. Avokati ka deklaruar se do të apelojë vendimin.

 

 

Të fundit