Flash News

KRYESORE

Gjykata serbe liron të dyshuarit për sulmin në Ambasadën e SHBA

Gjykata serbe liron të dyshuarit për sulmin në Ambasadën e

Gjykata e Apelit në Beograd ka liruar të dyshuarit për sulmin e vitit 2008, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin serb. Gjykata ka komunikuar se më 16 janar ka përmbysur dënimin e pezulluar me burgim për katër persona të dyshuar dhe ka konfirmuar lirimin e tre personave të tjerë nga një gjykatë më e ulët.

“Prokurorët nuk kanë ofruar të dhëna të mjaftueshme për të mbështetur padinë”, është thënë në deklaratë.

Të akuzuarit kanë tentuar të hyjnë në Ambasadën e SHBA-së në Beograd dhe i kanë vënë zjarrin një pjese të ndërtesës në shkurt të vitit 2008, teksa dhjetëra mijëra persona patën dalë në kryeqytetin serb për të protestuar pavarësinë e Kosovës.

Të fundit