Flash News

KRYESORE

Gjykata s’njohu kandidaten e Durrësit, Meta: Demonstrim i rrëmujehanës

Gjykata s’njohu kandidaten e Durrësit, Meta: Demonstrim i

Presidenti Ilir Meta ka komentuar vendimin e Gjykatës së Durrësit një ditë më parë, duke mos njohur mandatin e Valbona Sakos, kandidate e PS për bashkinë e qytetit bregdetar.

Nga Xhafzotaj, Meta e cilësoi procesin gjyqësor pas 30 qershorit një ‘demonstrim i rrëmujehanës’ dhe në mungesë së respektit për Kushtetutën.

“Çdo proces gjyqësor që vazhdon të zhvillohet është demonstrim i rrëmujehanës që zhvillohet. Mungesë e respektit për Kushtetutën, keqzbatimi i qëllimshëm dhe i njëanshëm i ndryshimeve kushtetuese që u realizuan tri vete më parë. Me një qarkore u shpall inekzistent dekreti i Presidenti dhe u mblodh organizata socialiste në KQZ dhe u bë presion ndaj Kolegjit Zgjedhor, dhe u bë rrëzimi i kërkesës së zotit, Idajet si rrëzimi i dekretit të Presidentit”, tha Meta në një prononcim për gazetarët.

Të fundit