Flash News

KRYESORE

Gjykata Supreme rrëzon Boris Johnson: Pezullimi i Parlamentit është i paligjshëm

Gjykata Supreme rrëzon Boris Johnson: Pezullimi i Parlamentit

Gjykata Supreme Britanike i dha një goditje të fortë kryeministrit Boris Johnson ditën e martë, duke e bërë ta paligjshëm vendimin e kryeministrit për pezullimin e Parlamentit.

Për një nga çështjet më të nxehta që janë shqyrtuar nga Gjykata Supreme Britanike, 11 gjykatësit vendosën njëzëri se Johnson nuk kishte vepruar në mënyrë të ligjshme në mbylljen e Parlamentit.

Kryeministri Johnson, pezulloi Parlamentin për pesë javë më herët këtë muaj duke thënë se kjo do të mundësonte atë që njihet si Fjalimi i Mbretëreshës, ku edhe do të ravijëzonte politikat e tij të reja.

Vendimi i Gjykatës Supreme i hap rrugën Parlamentit të mblidhet menjëherë, por pa praninë e Johnson, i cili ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

 

Të fundit