Flash News

KRYESORE

Gjykata vendos nën sekuestro 25 mijë m2 tokë në Razëm

Gjykata vendos nën sekuestro 25 mijë m2 tokë në Razëm

Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar vendosjen e sekuestros preventive për 25 mijë m2 tokë në zonën e Razmës. Kërkesa e Prokurorisë është pranuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në 25 prill 2018.

Organi i akuzës bën me dije se vendimet e komisionit të Kthimit të Pronave për ish-pronarët janë të falsifikuara për rreth 52 mijë m2 tokë.

“Kjo sipërfaqe ndodhet ende e regjistruar në favor të përfituesve të vendimit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-pronarëve. Hetimet treguan se vendimet e Komisioni të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-pronarëve, Rrethi Malësi e Madhe, me anë të të cilëve janë kthyer 53 906 m2 tokë e llojit pyll në Razëm, janë të falsifikuara”, njofton prokuroria.

Organi i akuzës thotë gjithashtu se “vazhdojnë hetimet për funksionarët publikë që kanë dhënë këto vendime si dhe përfituesit të pasuritë në mënyrë të paligjshme”.

Të fundit