Flash News

KRYESORE

Gjykata zbeh aksionin e policisë për të cilin reagoi edhe Rama; liron 9 prej të ndaluarve për mashtrim me TVSH-në

Gjykata zbeh aksionin e policisë për të cilin reagoi edhe Rama;

Gjykata ka liruar 9 nga 12 të arrestuarit, një ditë më parë, me akuzën e evazionit fiskal përmes mashtrimit me skemën e TVSH-së.

Gjykata vendosi vetëm për tre prej të ndaluarve masën e sigurisë ‘arrest në burg’ me afat 30 ditor, ndërsa për 9 të ndaluarit e tjerë dha masën “detyrim paraqitje”.

Të ndaluarit akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm që shkon në rreth 18 milionë euro. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe 12 shtetas të tjerë.

Për aksionin ën fjalë, reagoi dje edhe kryeministri Edi Rama. “Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh,për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë:Mos luani me taksat se ju gjen belaja”, do të shprehej kreu i qeverisë ndër të tjerash.

Të fundit