Flash News

KRYESORE

Gjykatat japin katër mandate për kryebashkiakët e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit

Gjykatat japin katër mandate për kryebashkiakët e dalë nga

Gjykatat vijojnë në dhënien e mandateve për kryebashkiakët socialistë që dolën nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka shpallur të ligjshëm mandatin vendor të kryebashkiakut të ri të Përrenjasit, Nuri Belba.

Mandati i kryebashkiakut të Përrenjasit është mandati i katërt, nga shtatë, në Qarkun e Elbasanit të konfirmuar nga Gjykata, për fituesit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Gjykata e Beratit, gjithashtu ka legjitimuar mandatin e kryetarit të bashkisë Berat, Ervin Demo.

Po ashtu sot, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër dhe Bulqizë i kanë shpallur të ligjshëm mandatet vendore Lefter Allës dhe Dionis Imerajt.

 

Të fundit