Flash News

KRYESORE

Gjykatës dhe prokurorë të lidhur me krimin e organizuar, kryetarja e ONM: Vettingu nuk i fut në burg, por do ngrihen akuza

Gjykatës dhe prokurorë të lidhur me krimin e organizuar,

Genoveva Ruiz Calavera, kryetare e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për vettingun e gjykatësve dhe të prokurorëve të Shqipërisë, ka deklaruar në një intervistë për ‘Deutsche Welle’ se në vendin tonë ka gjykatës dhe prokurorë të lidhur me krimin e organizuar, lidhje që pritet të bëhen publike gjatë procesit të vetting-ut.

Gjithsesi, Calavera thekson se vettingu nuk i fut në burg këta gjykatës dhe prokurorë, por do të shërbejë për të ngritur akuza.

“Të gjithë prokurorët do të kalojnë në skanerin e vettingut. Të gjithë.  Edhe Prokurori i Përgjithshëm, edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ne shpresojmë fort që në fund të procesit do të jemi të aftë të identifikojmë gjykatësit dhe prokurorët e lidhur me krimin e organizuar. Procesi në vetvete është për t'i skanuar dhe nxjerrë ata nga sistemi i drejtësisë. Vettingu nuk i fut në burg, por pasoja  e vettingut do të jetë që ndaj tyre të fillojnë hetime dhe ngrihen akuza. Roli im është që vettingu, skaneri të bëhet në mënyrë të ndershme dhe të pavarur nga ndërhyrjet politike”, ka thënë kryetarja e ONM-së.

Calavera tha se është e vetëdijshme se në të ardhmen mund të përballet me sulme dhe akuza të ndryshme pasi procesi i vetting-ut do të prekë interesat e njerëzve me pushtet.

Të fundit