Flash News

KRYESORE

Gjykim të shkurtuar për Dajtin, reagon gazetarja Anila Hoxha: Mezi pres reagimin e Lleshajt dhe Veliut

Gjykim të shkurtuar për Dajtin, reagon gazetarja Anila Hoxha: Mezi

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e cilëson të padrejtë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që pranoi gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin.

Hoxha, teksa kujton emrat e katër policëve të vrarë nga Dajti shprehet se jeta e një polici në Shqipëri nuk vlen. “Pres hakërrimin e ministrit te brendshëm. Pres hakërrimin e drejtorit te përgjithshëm te policisë se shtetit !!! Te kujtdo dreqi qe është ulur neper karrige shteterore dhe as qe i behet vone se sa vlen jeta e nje polici. Sepse jeta e nje polici nuk vlen perderisa i nxirrni neper aksione te tradhetuara, i dekonspironi dhe i vrisni ne menyra gjithfaresh. Disa i vrisni duke mos i motivuar. Disa i vrisni duke i pezulluar nga detyra. Disa duke ju kerkuar llogari pse nuk ju pershendeten ne menyre ushtarake. Disa se i quani trupe dhe flote kur ata jane efektive te policise. Disa vriten pak nga pak. Disa vriten brenda nje casti. Dhe disa rivriten”, shkruan hoxha në ‘Facebook’.

Nga ngjarja në Durrës në Gusht të vititi 2009 mbetën të vrarë policët: Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duckollari dhe Kasteriot Feskaj, qe u shpallen 'Deshmore te Atdheut'.

Spartak Ngjela komenton vendimin për Dritan Dajtin: Ligji ka defekte; tani nuk kemi as Gjykatë të Lartë

Të fundit