Flash News

KRYESORE

Gjykimi i Mediut për kryeministrin: Po përpiqet të kultivojë tek shqiptarët ndjenjën e frikës karshi shtetit

Gjykimi i Mediut për kryeministrin: Po përpiqet të kultivojë

Kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu, në një intervistë në “Provokacija me Mustafa Nanon, Mediu u shpreh për momentin Shqipëria ka vetëm një pushtet, ai i Edi Ramës.

Mediu tha se paraqitja e kryeministrit Rama gjatë pandemisë ka qenë më e keqja e mundshmja, me qëndrime të papranueshme.

“Për fatin e keq Shqipëria ka vetëm një pushtet, nuk ka s’ka qeveri, as parlament, as gjyqësor, ka vetëm një njeri dhe është kryeministri.

Gjatë Pandemisë është shfaqur në mënyrën më banale të mundshme. Nëse para pandemisë kemi pasur probleme me funksionimin e shtetit ligjor. Gjatë Pandemisë u injoruan edhe ata elementë brenda ligjit të fatkeqësisë natyrore. Kishte qëndrime të kryeministrit që janë të papranueshme. Nëse unë do isha dakord me kryeministrin me masat kufizuese, për masat lehtësuese nuk kishin të bënin me luftën për pandeminë, duke përcaktuar kush do dalë, kur do dalë, kush e ka radhën. Detyra shtetërore nuk vihet më në dispozicion të respektimit të ligjit, por në funksion të respektimit të fjalës së Facebook të kryeministrit”, tha ai.

Në gjykimin e Mediut Rama po përpiqet të kultivojë tek shqiptarët ndjenjën e frikës karshi shtetit.

“Po të marr shembullin e SHBA, Trump del cdo natë me ekspertët mjekësore dhe jo vetëm ai flet dhe pyetet. Është mendimi politik, por edhe mendimi i kualifikuar teknik. Ne e dimë dëshirën e Ramës për tu shfaqur si ‘babai i kombit’, deri në një lloj banaliteti që nuk vlen për shqiptarët. Edi Rama po përpiqet, në gjykimin tim, shpresoj ta kem gabim që ai të kultivojë tek shqiptarët ndjenjën e frikës karshi shtetit dhe ka vendosur shtetin mbi qytetarin”, tha Mediu.

Të fundit