Flash News

KRYESORE

Gjylameti akuza ndaj PD-së: Ku i gjeti Basha 1 milion dollarë?

Gjylameti akuza ndaj PD-së: Ku i gjeti Basha 1 milion dollarë?

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti në një deklaratë për median ka ngritur akuza ndaj Partisë Demokratike. Ajo i është drejtuar kryetarit Lulzim Basha se ku i gjeti PD 1 milion dollarë, që sipas saj janë përdorur për lobing nga një kompani fantazmë.

“Partia Socialiste  i bën thirrje Prokurorisë të hetojë këtë skandal pasi ka ardhur koha që politika të ndahet nga krimi”, u shpreh Gjylameti.

“Lulzim Basha nuk mund t’i shpëtojë këtij skandali duke bërë atë që di të bëjë më mirë. Janë 1 milion dollarë të vërtetuara nga DASH që PD ka paguar vetëm në 2017-n. Kush i pagoi këto para nga erdhën cili është burimi i tyre? Përse prokuroria nuk nis hetimet? Në mos Basha ka bindjen që edhe DASH është i kapur nga krimi duhet të dalë sot të thotë çfarë bëri në 22 mars në Uashingon? Pagoi para nga kompani fantazëm. 825 mijë dollarë eshte shume më e lartë se të ardhurat totale që PD ka deklaruar në KQZ. Ku i ka gjetur PD dhe Basha 1 milion dollarë?”, u shpreh ndër të tjera Gjylameti.

 

 

 

Të fundit