Flash News

KRYESORE

Gjylameti tregon se si do të veprohet nëse s’ka marrëveshje mes palëve për reformën zgjedhore

Gjylameti tregon se si do të veprohet nëse s’ka marrëveshje

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti tregoi se ishte gjithashtu meritë e ndërkombëtarëve që u ulën në një tryezë opozita jashtëparlamentare dhe shumica. Ajo shpjegoi se nuk do të krijohet një tjetër komision i veçantë, por do të vijohet me Komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Mendoj se pas një viti kohe të humbur dhe pas krijimit të një imazhi të Shqipërisë nga një papërgjegjshmëri, siç ishte djegia e mandateve, sot kemi një moment dhe gjejmë gjuhën e përbashkët, falë ndërmjetësimit edhe të ndërkombëtarëve.

Nuk do të ketë komision të veçantë, por është i njëjti këshill. Këshilli mandaton. Në tekstin e marrëveshjes është e shkruar e zeza mbi të bardhë se çfarë do të ndodhë. Do të jepet garanci për atë çfarë do të ndodhë. Aty nuk ka asnjë komision të veçantë, por është komisioni i Reformës Zgjedhore, dhe do të jetë konsensual.

Në Shqipëri nuk kemi pasur asnjë kod zgjedhor pa pasur konsensus. Në komisionin e reformës zgjedhore ka një punë të bërë prej shumë kohësh. Por ne nuk kemi amenduar asnjë vendim, për të arritur një konsensus me opozitën jashtëparlamentare. Nëse s’do të kemi marrëveshje mes palëve, ajo do t’i shkojë OSBE/ODHIR për të dhënë vendimin.”, tha deputetja socialiste.

Të fundit