Flash News

KRYESORE

“Gjyqësori do kapet nga politika”, Bejtja: Si e parashikoi Komisioni i Venecias Reformën në Drejtësi

“Gjyqësori do kapet nga politika”, Bejtja: Si e parashikoi

Ndryshe nga reagimet e deritanishme, gazetari Andi Bejtja ka cituar një epitaf të raportit të Komisionit të Venecias lidhur me Reformën në Drejtësi.

Sipas këtij raporti, citon gazetari, procesi i rivlerësimit është i paarsyeshme në kushte normale, pasi krijon tensione të mëdha brenda gjyqësorit dhe krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.

“Pas tre viteve te ashtequjtures Reforme ne Drejtësi nuk gjej dot epitaf me te sakte se konkluzioni i Raportit Interim të Komisionit të Venecias në fundin e vitit 2015. Ja cfare thuhet fjale per fjale.

“Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin”, shkruan Bejtja.

Të fundit