Flash News

KRYESORE

Gjyqet dhe dënimi për evazion fiskal, Portugalia mund t'i heqë Ronaldos të gjithë titujt honorifikë

Gjyqet dhe dënimi për evazion fiskal, Portugalia mund t'i

Gjyqet dhe dënimi i Cristiano Ronaldos për evazion fiskal mund të ndikojnë negativisht edhet në titujt nderues që shteti portugez i ka dhënë.

Portugalia do të analizojë dosjen hetimore dhe dënimin e dhënë nga drejtësia spanjolle pasi sulmuesi  arriti një marrëveshje me prokurorët për shmangien e taksave.

Në rast të gjetjes së bazave të mjaftueshme, Portugalia do të tërheqë të gjithë titujt honorifikë dhe vlerësimet kombëtare për Ronaldon, i cili cilësohet si futbollisti më i mirë në historinë e Portugalisë.

“Ligji është shumë i thjeshtë dhe duhet kuptuar nga të gjithë. I takon kancelarëve të urdhrave kombëtarë të verifikojnë nëse ekzistojnë situata të tilla për revokimin e një nderimi të tillë në rastin e Ronaldos”, tha Marcelo Rebelo de Sousa, President i Portugalisë

Por, nëse në rang kombëtar titujt e tij diskutohen, këtë nuk do ta vendosë në dyshim vendlindja e tij, ishulli i Madeiras, që nënvizoi se do t’i qëndrojë besnike idhullit të shtëpisë, duke e përfshirë edhe në emrin e aeroportit.

Të fundit