Flash News

KRYESORE

Gjyqi i Tahirit në pikën "0", reagon avokati i Jaeld Çelës: Drejtësia e vonuar, drejtësi e munguar; Rigjykimi është kthim i sistemit pas në kohë

Gjyqi i Tahirit në pikën "0", reagon avokati i Jaeld

Petrit Ismaili, avokati mbrojtës i ish vartësit të Tahirit- Jaeld Çelës, ka reaguar pas “U-turn”, ose thënë ndryshe “kthesës së plotë” me gjyqin e Sajmir Tahirit për një rigjykim të çështjes nga fillimi, ndërsa prisnim një vendim përfundimtar të gjykatës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ismaili e ka cilësuar rigjykimin e çështjes së Tahirit si një kthim pas në kohë të sistemit të drejtësisë, saktësisht si në monizëm. Sipas Ismailit, nëse dikur prokurorët hakërreheshin me kamxhik në dorë, sot të tregojnë ato që duan të dëgjojnë.

“Ai vendim e dërgon arsyen e shumëkujt përtej konkretes (që dy qytetarë mbahen pafundësisht nën akuzë), tek shqetësimi se sa e madhe paska qënë dhe është inercia e një sistemi gjyqësor që kishim në sistemin politik të rrëzuar në vitin 1990.  Atëherë drejtësia “piketonte” autorin dhe kërkonte (edhe me dhunë e tortura) provat, ndërsa përmbysja presupozonte të kundërtën: duhej të jenë provat ato që të çojnë drejtësinë tek autori.

Ajo që ka ndodhur me këtë gjyq, duket sikur e ka kthyer sistemin pas në kohë dhe mbase prokurorët bëjnë e gjejnë në ndërgjegjen e tyre mes gjithë asaj njëtrajtësie, një dallim me atë kohë që duhet të jetë arësyeja e vetme pse gjyqi po zgjatet: në dallim nga atëherë, … nuk torturojnë duke iu hakërryer “viktimave” me kamxhik në dorë, të tregojnë ato qē ata (Prokurorët) duan të dëgjojnë…”, thotë avokati mbrojtës i ish-kryepolicit të Vlorës, Jaeld Çelës.

Ndërsa tregon shembullin e një të pafajshmi i cili u mbajt padrejtësisht në burg për 25 vite, Ismaili kritikon gjyqtarët e prokurorët që mbajnë në paraburgim persona të pafajshëm apo dërgojnë një çështje në gjyq pa prova.

Kujtojmë se pas 3 vitesh gjykimi, beteja e Tahirit me drejtësinë do të vijoj ende me vendimin Gjykatës së Posaçme e Apelit për rishqyrtim të çështjes.

Postimi i plotë i Petrit Ismailit:

Vendimi i Gjykatës së Posaçme tē Apelit për tê prishur vendimin e Gjykatës sê Shkallës së Parë te kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar për ta kthyer çeshtjen ne ngarkim te ish ministrit te brendeshem dhe ish drejtorit te policise se Qarkut Vlore për rigjykim sërish në shkallën e parë tregon shumë më shumë se fjalët me të cilat është shprehur.

Ai vendim e dërgon arsyen e shumëkujt përtej konkretes (që dy qytetarë mbahen pafundësisht nën akuzë), tek shqetësimi se sa e madhe paska qënë dhe është inercia e një sistemi gjyqësor që kishim në sistemin politik të rrëzuar në vitin 1990.  Atëherë drejtësia “piketonte” autorin dhe kërkonte (edhe me dhunë e tortura) provat, ndërsa përmbysja presupozonte të kundërtën: duhej të jenë provat ato që të çojnë drejtësinë tek autori.

Jo rastësisht edhe në jurisprudencën e të gjitha sistemeve të drejtësisë, kuptimi i veprës penale fillon me Objektin dhe Anën Objektive dhe pastaj vazhdon me Subjektin dhe Anës Subjektive.

Ajo që ka ndodhur me këtë gjyq, duket sikur e ka kthyer sistemin pas në kohë dhe mbase prokurorët bëjnë e gjejnë në ndërgjegjen e tyre mes gjithë asaj njëtrajtësie, një dallim me atë kohë që duhet të jetë arësyeja e vetme pse gjyqi po zgjatet: në dallim nga atëherë, … nuk torturojnë duke iu hakërryer “viktimave” me kamxhik në dorë, të tregojnë ato qē këta duan të dëgjojnë…

Kushtetuta jonë prezumon pafajësinë e kujtdo pa një vendim gjykate të formës së prerë. Ky nen që nuk lejon tê cilësohet askush fajtor, pa atë vendim të formës së prerë, synon të nxisë sistemin që edhe masat që e mbajnë një person në gjendje fizike dhe psikike si jo të pafajshëm, të jenë për rastet në in extremis, dhe gjithmonë të kufizuara në kohë.

Afatet proçeduriale lidhur me hetimin dhe gjykimin, nuk janë teknikalitete, por instrumente të një drejtësie efikase, pasi ndryshe, se ku shkojmë, na e tregon ajo sentenca e famshme: Drejtësia e vonuar, është drejtësi e munguar…

Nga puna që bëj, si avokat, ndjek sa herë kam mundësi nga koha, proçeset e vetingut tê prokurorëve dhe gjyqtarëve. Si nuk patëm një rast kur një prokuror psh, të largohet nga sistemi për mbajtjen e një personi të pafajshëm në paraburgim apo dergimin e nje ceshtje ne gjyq pa prova..?

Kushdo, kur dëgjon përse debatohet në ato proçese, me ato terma metrash katrorë e çmime apartamentesh, më parë i shkon mendja që jemi në ndonjë institut ndërtimor sesa në një veting drejtësie, ose të shumtën, në një veting pronësie…

Një amerikan, i quajtur Daniel Villegas u mbajt në burg për 25 vite me një akuzë të rëndë që nëse provohej, do i kushtonte jetën.

U shpall i pafajshëm në 2018-ën, pra pas 25 vitesh burg.

Momenti kur ai shpallet i pafajshëm në sallën e gjyqit, me shpërthimin e tij në lot, ka bërë e bën xhiron e botës: Jo për të thënë që e drejta vonon por nuk harron, (pasi këtë e thonë ata që nuk e “provojnë” vonesën, por për të parë se sa dhimbje sjell kur ajo mungon.

Të fundit