Flash News

KRYESORE

‘Gjyqi i Janinës’, Shpëtim Idrizi paralajmëron Ditmir Bushatin: Mos guxo ta përmendësh publikisht si pengesë

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka kritikuar qëndrimin e mbajtur nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, lidhur me çështjen çame. Idrizi akuzoi Bushatin se nuk e ka trajtuar çështjen në takimet me homologun grek Nikos Kotzias.

Sa i përket Gjyqit të Janinës, që nxirret si pengesë nga grekët për çamët, Idrizi paralajmëroi Bushatin që të mos e përmend publikisht këtë gjyq pasi ai është nul.

“Në vitin 1946, shteti grek për të marrë pronat e shqiptarëve të Çamërisë, dënoi 1100 çamë në mungesë si bashkëpunëtor të nazistëve. Më pas, dy amnisti, Greqia ka anuluar ato vendime. Ai gjyq është nul. Në atë listë ka njerëz që janë dy vjeç. Është nul sepse gjykimi ka qenë në mungesë dhe këta njerëz nuk janë lajmëruar. T’ja kërkoi zoti Bushati të gjithë dokumentin e gjyqit palës greke dhe pastaj e zgjidhim vetë ne me Greqinë, e dërgojmë në gjykatat ndërkombëtare”, tha Idrizi.

Ish-nënkryetari i Kuvendit kërkoi nga qeveria shqiptare që të mos nënshkruajë partneritetin strategjik me Greqinë, për sa kohë ky shtet nuk e pranon çështjen çame.

Të fundit