Flash News

KRYESORE

Gjyqi ndaj 11 protestuesve kuksianë, Spahia thirrje shkodranëve: Nesër te Gjykata e Apelit kundër gjyqeve politike

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i ka ftuar qytetarët e Shkodrës që ditën e nesërme të jenë të pranishëm para gjykatës së Apelit në këtë qytet ku do të mbahet seanca gjyqësore ndaj 11 protestuesve kuksianë të cilët mbahen në burg pas protestës së zhvilluar te ‘Rruga e Kombit’.

Spahia thotë se i gjithë grupi parlamentar i PD-së do të jetë aty të premten.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë

Te dashur miq, qytetare te Shkodres. Neser paradite ne Shkoder tek Gjykata e Apelit (afer Bixhistenit) zhvillohet gjyqi ndaj 11 te arrestuarve per protesten e Kukesit. Nderi dhe tradita e Shkodres e don qe te jemi sa me shume dhe te reagojme sa me fort ne mbeshtetje te tyre dhe kunder gjyqeve politike te cilat na kujtone kohet me te erreta te Shqiperise dhe me te cilat Shkodra dhe shkodranet nuk jane pajtuar as gjate diktatures me te eger. I gjithe grupi parlamenter i PD-se do jete aty. Syte, mendja dhe zemra e cdo demokrati kudo ku ndodhet neser do jene ne Shkoder. Le te jemi sa me shume neser ne ora 10 tek gjykata e apelit.

Ju faleminderit.

Edhe deputetja Izimra Ulzinaku i ka ftuar qytetarët e Shkodrës për të qenë të pranishëm ditën e nesërme te Gjykata e Apelit në mbështetje të 11 protestuesve.

Postimi i plotë i Izmira Ulqinakut

Gjyqet politike rikthehen!

Të nderuar, nesër në orën 11:00 zhvillohet gjyqi politik për 11 kusianët e arrestuar padrejtsisht.

Bashkë me qytetarët e Shkodrës do jemi pranë Gjykatës së Apelit Shkodër në mbështetje të të arrestuarve.

Kërkojmë lirimin e 11 kuksianëve të pafajshëm.

Nesër, do jemi të gjithë kuksianë, sepse jemi të gjithë shqiptarë, sepse jemi të gjithë njerëz

Të fundit