Flash News

KRYESORE

Gjyqi me Nishanin/ Bashkim Kopliku: I kam thënë komunist, edhe ça? Unë kam patur komunistë në fisin tim

Gjyqi me Nishanin/ Bashkim Kopliku: I kam thënë komunist, edhe

Ish­zv/kryeministri Bashkim Kopliku deklaroi sot se ai nuk e ka fyer presidentin Nishani. “I kam thënë komunist, edhe ça? Ça fyerje është kjo. Unë kam patur komunistë në fisin tim”, tha Kopliku. “E keqja është që presidenti antikomunist të gjykojë mentalitet komunist, me biografi”, tha Kopliku. Presidenti Bujar Nishani ka paditur në gjykatë ish­zv.kryeministrin Bashkim Kopliku për një shkrim ku kreu i shtetit mes të tjerash quhet “komunist”. Paditësit thane sot ne gjyq se kërkojnë përgënjeshtrim te materialit te cilin e quajtën disinformues.

“Presidenti i Republikës synon të më dënojë me 100 000 lekë gjobë, për shkrimin tim me titull “Zoti president, heshtja është faj, kur ushqen gënjeshtrën”. Shkrimi është botuar nga gazeta Bulevard Durrës, që më 21.02.2017. Nuk di ta ketë bërë një padi kaq absurde ndonjë president a politikan, që nga viti 1991 e deri sot”, u shpreh me pare Kopliku. Më herët, ish­zv/kryeministri Bashkim Kopliku, i është përgjigjur Bujar Nishanit me një shkrim të botuar 11 vite më parë në “Gazetën Shqiptare”, pas padisë së kreut të shtetit ndaj tij, për një artikull ku Nishani cilësohet “komunist”.

Të fundit