Flash News

KRYESORE

Gjyqi për 11 kuksianët, avokatët paraqesin shkelje të reja, trupa gjykuese i hedh poshtë

Gjyqi për 11 kuksianët, avokatët paraqesin shkelje të reja,

Avokatët kanë paraqitur prova të reja për të vërtetuar se klientët e tyre, 11 protestuesit kuksianë janë arrestuar dhe po mbahen në burg padrejtësish.

Gjatë seancës që po zhvillohet që prej orës 11.00 në Gjykatën e Apelit në Shkodër, avokatët kanë kërkuar lirimin e menjëhershme të protestuesve, pasi sipas tyre arrestimi i tyre është bërë pa patur urdhër-arreste dhe se janë transferuar pa patur më parë një urdhër ligjor.

Procesverbalet e kontrollit e ndalimit kanë vetëm datë dhe nuk është e qartë se kur janë ndaluar të dyshuarit. Policia i mori me forcë mëngjesin e  1 prillit në Kukës dhe janë sjellë më pas në Tiran. Mungon vendimi për transferimin e çështjes dhe policia i ka rrëmbyer në banesa pa patur urdhër-ndalime. Për kto arsye arrestimi i tyre është i paligjshëm dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm”, janë shprehur avokatët në seancën e sotme, ku po kërkohet apelimi i vendimit të Gjykatës së Tiranës, duke lënë 11 nga 23 të arrestuarit në “arrest me burg”.

Po ashtu, avokatët kanë paraqitur edhe prova filmike nga dita e protestës, referuar mediave, por nuk janë pranuar nga trupa gjykuese.

 

Të fundit