Flash News

KRYESORE

Gjyqi për kujdestarinë e fëmijëve/ Babai i vrasësit kërcënon gazetarët: Mos filmoni, ua theva kamerat në kokë

Gjyqi për kujdestarinë e fëmijëve/ Babai i vrasësit

Vrasësi i gruas së tij dhe kunatës 18-vjeçare, Gazment Musta ka dalë para Gjykatës së Fierit, në seancën e parë për kujdestarinë e dy fëmijëve të çiftit. Prindërit e dy viktimave kërkojnë kujdestarinë e të miturve, por nga ana tjetër janë edhe prindërit e Mustës që kërkojnë të kujdesen për ta. Seanca u shty pasi përfaqësuesja e fshatit SOS deklaroi se fëmijët duhet të intervistohen vetëm në prani të psikologes, dhe jo të familjarëve apo të babait të pandehur.

Ndërkohë që seanca nuk ka qenë e qetë. Babai i Gazmend Mustës është treguar agresiv ndaj gazetarëve të pranishëm në sallë, pasi nuk ka dashur që ata ta filmonin të birin. Ai i ka kërcënuar gazetarët se do t’iu thyente kamerat nëse do të vazhdonin ta filmonin.

“Do t’ua marr dhe do ua thyej mu në kokë. O burra filmoni se është për t’u filmuar,”- është shprehur ai në momentin që i biri shoqërohej nga policia brenda furgonit për t’u transportuar në burg.

Seanca e ardhshme u caktua të zhvillohet me dyer të mbyllura, vetëm me prani të avokatëve dhe psikologëve, më datë 12 mars.

Të fundit