Flash News

KRYESORE

Gjyqi për shpifje, Balla nuk paraqitet në seancë. Shkëlzen Berisha: Shpresoj të mos ketë qenë me ndonjë përdhunues

Gjyqi për shpifje, Balla nuk paraqitet në seancë. Shkëlzen

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla nuk është paraqitur në seancën e radhës në gjykatë, ku po trajtohet padia e depozituar ndaj tij nga Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha e ka paditur Ballën për shpifje për provat e pretenduara të publikuara nga Komisioni Hetimor për çështjen e ‘CEZ’, i kryesuar nga socialiste.

Për mungesën e Ballës në sallën e gjyqit, Berisha tha se shpreson të mos ketë ndodhur për shkak të udhëtimeve të deputetit të PS me trafikantët e dorgës apo për shkak të ndihmës që jep për përdhunuesit.

“Shpresoj të mos ketë qenë duke mos nxjerr ndonjë përdhunues, shpresoj të mos ketë qenë në udhëtim me ndonjë trafikant dorge që e ka mik shtëpie. Shpresoj që gjykata të vërtetojë shpifjen e radhës, kësaj here penalisht për Taulant Ballën”, deklaroi Shkëlzen Berisha për gazetarët.

Të fundit