Flash News

KRYESORE

Gjyqi i Shullazit, ish-Kreu i Hipotekave gjen justifikimin: Kur është bërë regjistrimi i Vollgës isha me pushime!

Gjyqi i Shullazit, ish-Kreu i Hipotekave gjen justifikimin:  Kur është

Zhvillohet seanca e radhës e gjyqit ndaj Emiliano Shullazit, ku sot sot dëshmuan ish- kreu i Hipotekave, Ilirjan Muho, truproja i Ylvi Beqajt, babai i Jani Zakes e Fatmir Sinanaj, por binte ne sy mungesa e Shullazit. Të tre dëshmitë e dhëna nuk sollën ndonjë zhvillim të ri, vetëm se lanë gjendjen ashtu siç ishte, për të mos thënë se ishin në favor të Shullazit.

E vetmja gjë që mbeti nga dëshmia e ish- kreut të Hipotekave, Ilirjan Muho është fjalia se “Kur është bërë regjistrimi i Vollgës isha me pushime. Për regjistrimin më telefonoi Alban Dabulla. Ai më tha se prona u regjistruar nga Ylvi Beqaj”, duke hequr çdo përgjegjësi nga vetja.

Sipas gazetarit të “Panorama”, i ati i Jani Zakes ndryshoi deshmine e tij. Fehmi Zaka në fillim kishte thene qe eshte kercenuaar nga Shullazi per çështjen e parkingut, ndersa sot u shpreh se nuk e njeh fare as Shullazin, as Danin.

Ai tha se problemin e ka me shtetasin Fatmir Sinanaj, i cili sipas tij nuk i jep hipoteken e parkingut. Roland Tarja, badigardi i Ylvi Beqajt tha se ky i fundit ishte shume i kenaqur nga partneriteti me Shullazin.

“Nuk i ka thene asnjehere qe ka qene i shqetesuar apo i kercenuar. I thoshte qe do bejme edhe bashkepunime te tjera”, u shpreh ai.

Të fundit