Flash News

KRYESORE

Gjyqtarët e dosjes ‘Tahiri’/ Zagani tregon njohjen me Flora Hajredinajn dhe vendimin e mundshëm

Gjyqtarët e dosjes ‘Tahiri’/ Zagani tregon njohjen me Flora

Ish-oficeri i anti-drogës, Dritan Zagani ka reaguar pas caktimit së trupit gjykues për dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Mes tyre është edhe Flora Hajredinaj, e  cila më herët ka vendosur për burgimin me 6 muaj të Dritan Zaganit, i cili denoncoi për herë të parë grupin kriminal të Habilajve dhe rolin e Tahirit.

“Pra, ky është një nga arritjet më të forta që ky ‘veting’ na e solli drejtesine tonë të korroptuar në një zhdrejtesi brilante. Vlen të permendim më këtë rast si arritje e vetingut edhe së shpejt do kemi palo-prokurorin Anton Martini nje nga anetaret me 'brilant' te SPAK-ut”, përfundon Zagani në një status në ‘Facebook’.

Reagimi i plotë:

Gjyqetaria e Krimeve te Renda Flora Hajredinaj, qe ne 2014 me kerkese te palo-prokurorit Anton Martini dhe porosi te Sajes me mbylli mua per 6 muaj ne burg,dhe pas shkeljes se afateve me 8 dite nga Prokurori i "hekurt" Anton Martini,ne vend te lirimit te menjehershem si e parashikon ligji per shkelje te tilla, po me mareveshje te zeza me kalon ne "arrest ë".

Sot rreth 5 vjet mbas, lexoj ne media qe e njejta gjyqetare e nderuar eshte pjese e treshes qe do na gjykoje te pandehurin Sajmir Tahiri per vepren "Trafik nderkombetar droge" ne bashkepunim etj vepra te renda, ku i pandehuri eshte ne gjendje te lire.

Pra o shqiptare ky eshte nje nga arritjet me te forta qe ky "veting" na e solli drejtesine tone te korroptuar ne nje zhdrejtesi brilante.

Vlen te permendim me kete rast si arritje e vetingut edhe se shpejt do kemi palo-prokurorin Anton Martini nje nga anetaret me "brilant" te SPAK-ut.

P.S...si tia ve emrin kesaj qe po ndodh me zhdrejtesine tone te kalbur, se veting per tu bere drejtesi nga sa ndodh nuk ka gjasa te jete!?!?!?

Të fundit