Flash News

KRYESORE

Gjyqtari i Fierit kërkoi favore seksuale ndaj një “vendimi të mirë”, deputeti i PD: Fjalë boshe me reforma e tërr- tërr

Deputeti i PD, Ervin Salianji e ka cilësuar të neveritshme rastin e gjyqtarit të Fierit, Roland Hysi, i cili kërkonte favore seksuale dhe para (euro) në këmbim “të një vendimi të mirë”, një gruaje të divorcuar, e cila kërkonte kujdestarinë e vajzës së saj të mitur.

Në një reagim në ‘Facebook’’, Salianji thekson se tre vjet pasi janë bërë ndryshimet kushtetuese, sërish vijohet me deklarata boshe për ndëshkimin e gjyqtarëve të përfshirë në veprën të ndryshme penale, e në rastin konkret “korrupsion pasiv”.

Reagimi:

Neveri! Prapë deklarata boshe në vend të ndëshkimit të merituar!

Padrejtësia më e madhe e drejtësisë është që pasi i shikon se si i marrin para, i kërkojnë seks, e përçudnojnë duke i kërkuar perversitete në këmbim të një “vendimi të mirë” Shqipëria zgjohet me deklarata nga institucionet “prandaj duhet reforma.....”

Tre vjet pasi janë bërë ndryshimet kushtetuese, disa jave qe është ngritur KLGj dhe sot në vend që të kishte ndëshkim për turpërimin qe i ben shtetit nje gjyqtar qe merr para dhe favore ne këmbim te drejtësisë kemi prape fjale boshe me reforma e terr terr.

Të fundit