Flash News

KRYESORE

Gjyqtari i shkarkuar/ Gazetarja zbardh detajet, kush është biznesmeni i inkriminuar mik me Besnik Muçin

Gjyqtari i shkarkuar/ Gazetarja zbardh detajet, kush është biznesmeni

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë disa detaje për lidhjet e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi, të shkarkuar sot nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit me një person të përfshirë në një konflikt me armë.

KPA mendon se ai kishte siguruar privilegje dhe për blerjen e një apartamenti apo dhe të një huaje të pashlyer, ndërsa vetë nuk kishte burime të mjaftueshme financiare për të justifikuar shpenzimet për katër vite. .

“Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dhënë dhe një tjetër argument që tha se Besnik Muçi ka cënuar besimin e publikut te drejtësia për faktin se gjatë…për shkak të lidhjeve me një person të inkriminuar ka përfituar privilegje prej tij…bëhet fjalë për një biznesmen të njohur me inicialet A.L…kështu e tha KPA unë kam qenë dëshmitare e kam ndjekur nga fillimi deri në fund

: Është edhe biznesmen edhe i inkriminuar , është i hetuar është i dënuar në shkallë të parë…që sipas KPA në kohën që zoti Muçi ushtronte detyrën e prokurorit pranë prokurorisë së Tiranës, biznesmeni në fjalë me të cilin ai kishte marrëdhënie huaje dhe kontrate për blerjen të një apartamenti tjetër që nuk përmendet në këtë pjesë që ju keni shkëputur, bëhej fjalë për një shumë prej 21 mijë eurosh dhe kolegji doli në përfundimin që për shkak të profesionit Zoti Muçi ka përfituar privilegje nga ky biznesmen.”, tha Lala në emisionin “Opinion”.

Të fundit