Flash News

KRYESORE

Gjyqtari i Vlorës përballë vettingut, DSIK: Ka kontakte me persona të krimit

Gjyqtari i Vlorës përballë vettingut, DSIK: Ka kontakte me

Artur Malaj është gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit prej korrikut të vitit 2013. Ai u përball sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohej në këtë proces nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu dhe Pamela Qirko.

Sipas KPK gjyqtari rrezikon të mos rikonfirmohet në detyrë, pasi bazuar në raportin e DSIK, Malaj dyshohet se ka kontakte me persona të krimit.

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Vlorës, ka bërë deklarim të saktë pasurie, por është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën, pasi dyshohet si i përfshirë në akte korruptive, duke favorizuar palë në proces në këmbim të parave dhe favoreve.

Të fundit