Flash News

KRYESORE

Gjyqtari që fshehu dënimin për vjedhje, prokuroria letërporosi autoriteteve italiane

Gjyqtari që fshehu dënimin për vjedhje, prokuroria

Prokuroria shqiptare ka dërguar një letërporosi në Itali ku kërkon informacione sa i takon dënimit të gjyqtarit Admir Thanza për vjedhje.

‘BalkanWeb’ mëson se prokuroria ka kërkuar po ashtu edhe faktin nëse ka persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Gjyqtari Admir Thanza, rezultoi i dënuar në Itali me 40 ditë burg për vjedhje në bashkëpunim, ngjarje e ndodhur në vitin 1999. Gjyqtari nuk e kaloi procesin e vetingut dhe për këtë u shkarkua nga detyra.

Thanza nuk e kishte deklaruar dënimin edhe në formularin e dekriminalizimit. Ishte  asistenca e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ajo që ka ndihmuar në zbulimin e këtij dënimi të padeklaruar nga Thanza.

Të fundit