Flash News

KRYESORE

“Gjyqtari që njihet si çanta e Fatmir Xhafajt nuk justifikonte 99 milionë lekë por e kaloi vettingun”

“Gjyqtari që njihet si çanta e Fatmir Xhafajt nuk justifikonte

Partia Demokratike, përmes deputetit Genc Strazimiri, solli një tjetër rast që, sipas tij, tregon se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit se po përdor standarde të dyfishta për gjyqtarët dhe prokurorët që i shërbejnë Edi Ramës.

“Ardian Dvorani gjykatësi i lartë që njihet publikisht si çanta e shpinës së Fatmir Xhafës është simboli i shërbëtorit politik të Edi Ramës në sistemin e drejtësisë. Ai u mor sot në mbrojtje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pavarësisht se anëtari i Gjykatës së lartë sipas Inspektoratit të Pasurive nuk justifikonte 99 milionë lekë.

Në një rast të paprecedent KPK përmbysi raportin e Inspektoratit me justifikimin se Dvorani ka harruar të dorëzojë një fletë në deklarimin e pasurisë”, tha Strazimiri.

Më tej, deputeti i PD-së tha se gjyqtari në fjalë ka lidhje me Partinë Socialiste duke shtuar se Rama po e përgatit atë që ta emërojë anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

 

Të fundit