Flash News

KRYESORE

Gjyqtarit të Kushtetueses i sekuestrohet kaseta e dasmës, sa para i hodhën miqtë e të afërmit për qokë

Seanca dëgjimore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka kaluar në disa filtra pasurinë dhe të ardhurat e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha.

Pas borxheve të marra nga të afërmit dhe kredisë së butë e përfituar si i pastrehë kur është transferuar nga Shkodra në Tiranë, KLP është ndalur edhe në paratë e deklaruara nga vetë gjyqtari të grumbulluara gjatë ceremonisë së dasmës së tij në vitin 2002.

Sipas avokatit Julian Mërtiri, KPK ka kërkuar të administrohet kaseta e dasmës, për të verifikuar paratë e deklaruara prej 275 mijë lekësh, të hedhura nga miqtë dhe të afërmit.

KPK konkludoi se problematikë është ndeshur në burimet e pajustifikuara për blerjen e një apartamenti 140 mijë euro në qendër të Tiranës, por sipas avokatit gjithçka është e justifikuar pasi gjyqtari ka marrë një kredi prej 50 mijë euro si i pastrehë, dy herë borxhe te miqtë e tij dhe ka shfrytëzuar paratë e përfituara nga shitja e apartamentit që kishte shitur më herët bashkë me orendi në Shkodër.

Në foto: Fatmir Hoxha

Të fundit