Flash News

KRYESORE

Gjyqtarja Baku që dha vendimin ndaj Tahirit, dosjet e bujshme që ka gjykuar

Gjyqtarja Baku që dha vendimin ndaj Tahirit, dosjet e bujshme që ka

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Liljana Baku, është ajo e cila dha vendimin për masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Baku është gjykatësja e cila pak kohë më parë dha vendimin edhe për bllokimin e pasaportave të Tahirit si dhe kontrollin e banesës së ish-ministrit.

Gjithashtu, Baku ishte gjykatësja e cila la në burg Orest Sotën, në makinën e së cilit u gjetën 863 mijë euro si dhe dy patentat lundrimi në emër të Tahirit. Gjyqtarja Baku, refuzoi lirimin e Sotës pas garancisë pasurore të ofruar nga i ndaluari i cili më vonë fitoi lirinë pasi e ankimoi vendimin në Apel.

Po kështu, kjo gjykatëse ka pasur në gjykim edhe Nezar Seitin, i njohur si financieri i grupit të Habliajve.

Ajo ka qenë edhe në çështje e “Xibrakës”, kur i refuzoi lejen për të kaluar festat e fundvitit me familjen Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit Hoxha.

Të fundit