Flash News

KRYESORE

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës kalon me sukses në “skanerin” e vettingut, KPK: Është e pastër

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës kalon me sukses në

Një tjetër gjyqtare ka mundur të kalojë me sukses në “skanerin” e vettingut. Pas verifikimeve të tre shtyllave të këtij procesi, sidomos atë të pasurisë, referuar edhe ILDKPI Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi rikonfirmimin në detyrë të gjyqtares Manjola Xhaxho.

Sipas KPK,  Xhaxho nuk ka fshehje të pasurisë dhe ka burime të ligjshme. Por nga hetimi i thelluar i KPK-së, rezultoi mungesa e deklaratës së pasurisë për vitin 2006, por për këtë gjyqtarja e argumenton se ka qenë me studime, gjë që për KPK rezulton e vërtetë.

Xhaxho jeton me prindërit, dhe shtëpia ku banon u është dhënë prindërve në vitin 2011, ndërkohë që rezulton se ajo nuk ka pasuri tjetër.

. Për Xhaxhon ka pasur vetëm dy ankesa, por për të cilat nuk ka shkelje nga gjyqtarja. Deri më sot ajo nuk ka asnjë masë disiplinore.

Të fundit