Flash News

KRYESORE

Gjyqtarja e Vlorës në ‘sitën’ e vettingut, jashtë KPK-së juristja proteston e përlotur: Na mori pronën, ua dha njerëzve publike

Gjyqtarja e Vlorës në ‘sitën’ e vettingut,

Ndërsa brenda sallës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit zhvillohej seanca dëgjimore me gjyqtaren e gjykatës së Vlorës, Brikena Ukperaj Lubonja, jashtë godinës ka patur kontestime për vendimin paraprak.

Ka qenë juristja Vjosa Bodo e cila bashkë me xhaxhain e saj kanë denoncuar para medias shkeljet e gjyqtares në një nga çështjet e njohura, pronat e Karaburunit.

E revoltuar dhe herë-herë e përlotur, sipas juristes gjyqtarja nuk ka patur kompetencën profesionale për të shqyrtuar çështjen brenda afateve, ndaj ka kërkuar të bëjë gjykimin profesional

Ajo i kërkon KPK që të bëjë drejtësi, duke e gjykuar edhe nga ana profesionale, pasi sipas saj ajo ka prova se gjyqtarja ka shkelur etikën profesionale, duke falsifikuar dokumentet e pronave të tyre dhe duke ua atribuuar njerëzve publikë.

“Babai im ka realizuar një ankesë ndaj KLD dhe komisionit të vetingut. Në 2016 ka qenë relatore e çështjes Karaburuni. Në seancë ajo vendosi të kthejë çështjen për gjykim. Pronat janë falsifikuar dhe janë regjistruar persona publike, ua kanë marrë njerëzve që zotërojnë prej vitesh. Mori vendim në kundërshtim me ligjin. Verifikimi i figurës së gjyqtarit kishte elementin profesional dhe etike. Etika ishte thelbi i ankimimit.  KLD më ka dhënë të drejte se ajo ka bërë një shkelje, por shkelja nuk është aq relevante sa figura e saj të mos konsiderohet. Edhe sa vite duhet të kalojmë ne të marrim të drejtën brenda afateve? Kërkojmë të vlerësojë profesionalizmin e saj në detyrë”, u shpreh Juristja Bodo.

Vendimi për gjyqtaren e Gjykatës së Vlorës pritet të jepet nga KPK më 25 qershor.

Të fundit