Flash News

KRYESORE

Gjyqtarja që dënoi kuksianet, gruaja e shefit të policisë në Tiranë

Ditën e djeshme nën masa të rrepta sigurie, 23 protestuesit e Kukësit u njohën me masat e sigurisë në Gjykatën e Tiranës.

Gjyqtarja e cila dha masën e sigurisë për 23 kuksianët është detyruar të dalë nga ambientet e gjykatës e shoqëruar me policë, për të shmangur përballjen me protestuesit, siç duket edhe nga kjo foto e LSA.

Alma Ahmeti duket se është një emër i njohur për banorët e Kukësit, pasi ajo shërben si gjyqtare në Gjykatën e Kukësit. Po nga ana tjetër, sipas gazetës Shekulli, ajo njihet edhe si bashkëshortja e shefit të qarkullimit rrugor në Tiranë, Erion Ahmeti. Ajo nuk ka ndryshuar asnjë masë sigurie nga ato që propozoi organi i akuzës.

Kështu, për 10 persona masën e detyrimit të paraqitjes, ndërsa për 11 të tjerë arrest me burg ashtu sikurse Prokuroria kërkoi, ku njëri prej tyre do të qëndrojë 20 ditë në burg. Po ashtu 2 protestues të tjerë u është dhënë masa e sigurisë arrest shtëpie.

Vendimi për masën e sigurisë për 23 protestuesit e arrestuar u dha në Gjykatën e Tiranës me pretendimin se Gjykata e Kukësit nuk kishte kapacitete.

Të fundit