Flash News

KRYESORE

Gjyshërit e Tiranës humbasin një tjetër lulishte për nipërit dhe mbesat, nis zbatimi i vendimit të Veliajt për ndërtimin e pallateve

Sa herë që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inaguron mbjelljen e disa pemëve dhe ndërtimin e këndeve të lodrave, pak metra katror, flet për një dhuratë që ai ua bën gjyshërve të kryeqytetit si mundësi për të nxjerrë nipërit dhe mbesat për tu argëtuar.

Nga sot, gjyshërit e Tiranës kanë humbur një lulishte të madhe dhe jo nga ato të voglat që inaguron kryebashkiaku. Bëhet fjalë për lulishten te Policia Bashkiake, në rrugën e Kavajës, e cila është rrethuar e gjitha, si pjesë e projektit të Veliajt për të ndërtuar disa pallate shumëkatëshe.

Në të gjithë atë zonë nuk ka asnjë hapësirë tjetër ku fëmijët të shoqëruar nga gjyshërit të kalojnë pasditen duke u argëtuar dhe ajo lulishte ishte mundësia e vetme, por që nuk do ta gëzojnë këtë verë.

Kryebashkiaku Veliaj ka refuzuar të flasë për këtë vendim edhe në ato pak raste ku përballet me gazetarët.

 

Lulishtja përpara se të rrethohej:

Të fundit